Hamza: Protesta nuk është e drejtuar ndaj askujt, por kundër padrejtësisë

18 shtator 2026 | 13:28

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se protesta e sotme nuk është e drejtuar ndaj askujt, por kundër asaj që ai e cilëson si padrejtësi në procesin gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së.

“Ne jemi për drejtësi, jemi kundër padrejtësisë. Në këtë proces, në këtë gjykatë, çka kemi parë është padrejtësi. Ky është një vendim i papranueshëm për qytetarët e Kosovës, vendim i padrejtë, i pabazuar në fakte, është vendim politik dhe sigurisht ne jemi këtu për të shprehur pakënaqësinë tonë”, ka thënë Hamza.

Ai ka theksuar se protesta është në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa ka paralajmëruar edhe veprime demokratike dhe ligjore.

“Nuk është e drejtuar ndaj askujt, por në përkrahje të plotë. Do të bëjmë të gjitha veprimet e nevojshme, demokratike, edhe protesta, por edhe veprime ligjore. Besoj se sot do të konkretizojmë në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Hamza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në protestën…