Bedri Hamza: Bashkë për UÇK-në, bashkë për Kosovën!
18 shtator 2026
| 13:47
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar pas përfundimit të protestës gjithëpopullore që u mbajt sot në Prishtinë.
Përmes një postimi të shkurtër në “Facebook”, Hamza ka shkruar: “Bashkë për UÇK-në. Bashkë për Kosovën”.
Në këtë protestë morën pjesë djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, djemtë e ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, vajza dhe djali i ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, si dhe qytetarë, familjarë e të afërm të krerëve të UÇK-së.



