Lushtaku publikon pamje nga protesta: Jo në emrin tim. Liri për çlirimtarët!
18 shtator 2026
| 13:49
Kryetari i Komunës së Skenderajt dhe ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku, ka publikuar një video nga protesta e sotme në Prishtinë, e cila u mbajt kundër dënimeve të shqiptuara nga Gjykata Speciale.
Lushtaku e ka shoqëruar videon me mbishkrimin: “Jo në emrin tim. Liri për çlirimtarët!”
Protesta është mbajtur në sheshin “Skënderbeu”, ku kanë marrë pjesë qytetarë nga qytete të ndryshme të Kosovës, në shenjë kundërshtimi ndaj dënimeve të shqiptuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Më 16 shtator, Gjykata Speciale ka dënuar Hashim Thaçin me 25 vjet burgim, Jakup Krasniqin me 25 vjet, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet burgim.



