PDK-ja nderon bashkëveprimtaren Flora Brovina, Hamza: Simbol i qëndresës dhe atdhedashurisë
18 shtator 2026
| 14:14
Partia Demokratike e Kosovës ka nderuar sot veprimtaren, mjeken dhe intelektualen, Flora Brovina.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, i shoqëruar nga deputetë, anëtarë të Kryesisë së PDK-së dhe bashkëpunëtorë, mori pjesë në Akademinë Përkujtimore dhe bëri homazhe në Kuvendin e Kosovës, në nderim të figurës së Flora Brovinës.
Ata vlerësuan kontributin e saj si mjeke, intelektuale dhe veprimtare që gjithë jetën ia kushtoi Kosovës dhe qytetarëve të saj.
“Për mua, për PDK-në dhe për të gjithë ata që patën fatin ta njohin, Flora Brovina do të mbetet përgjithmonë një simbol i qëndresës, i humanizmit dhe i atdhedashurisë”, ka theksuar kryetari Hamza.
Emri dhe vepra e Flora Brovinës mbeten dëshmi e një jete të jetuar me dinjitet dhe në shërbim të vendit!




