Protesta vazhdon edhe sonte në sheshin ‘Skënderbeu’ në orën 21:00
18 shtator 2026
| 15:30
Protesta do të vazhdojë edhe sonte, duke filluar nga ora 21:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Pas protestës së thirrur nga OVLUÇK-ja, ku mori pjesë një numër i madh protestuesish dhe u paraqitën disa kërkesa nga organizatorët, protesta do të vazhdojë edhe sonte me moton: “Jo në emrin tim”.
Protesta e mbrëmjes pritet të nisë në ora 21:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.




