I kam shkruar edhe familjes së Rexhep Selimit, besoj se do të takohemi
20 shtator 2026
| 10:53
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza vizitoi dje familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit.
Hamza tha se i vizitoi për t’i siguruar se “nuk janë vetëm dhe nuk do të jenë kurrë”, pas aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj tyre.
Një komentues i tha të mos e anashkalojë familjen e Rexhep Selimit, ndërsa Hamza i replikoi atij duke i treguar se po e pret edhe përgjigjen e familjes Selimi për t’u takuar.
“Edhe familjes së z. Selimi i kam shkruar dhe besoj se, kurdo që ata të jenë në mundësi, do të takohemi!”, ishte replika e Hamzës.



