E pranon Wengeri: Ja çka e vendosë Zidanen nën presion
Arsene Wenger është një nga emrat më të njohur në historinë e Premierligës dhe aktualisht shërben si Shef i Zhvillimit Global të Futbollit në FIFA. Ky rol nuk e ka penguar atë të vazhdojë ta ndjekë nga afër vendin e tij, Francën.
Ish-trajneri i Arsenalit u shfaq si mysafir surprizë në radio-stacionin “Ligue 1+” sot, të shtunën, gjatë ndeshjes së Paris FC kundër Strasbourgut.
Ai e shfrytëzoi paraqitjen për të diskutuar për marrjen e drejtimit të “Les Bleus” nga Zinedine Zidane.
Foot Mercato publikoi deklaratat e Wengerit, i cili tha: “Zidane po e bën mirë rolin e tij dhe të gjithë po e presin, pasi Franca ka një bazë të fortë që e bën të vështirë të mos arrihen rezultate të mira”.
Ai vazhdoi: “Por mes arritjes në gjysmëfinale të Kupës së Botës dhe arritjes në finale, ka vite në të cilat gjërat shkojnë mirë dhe të tjera në të cilat kjo nuk ndodh”.
Wenger pranoi menjëherë peshën që mban mbi supe Zidane.
“Ka shumë pritshmëri rreth Zidanes dhe për këtë arsye ai është nën presion, por ai është mësuar me këtë, pasi i ka përjetuar këto atmosfera gjatë gjithë karrierës së tij”, tha ai.
Francezi e përmbylli me një mesazh mbështetjeje: “Në çdo rast, i urojmë trajnerit Zidane gjithë të mirat, sepse na pëlqen ta shohim kombëtaren e Francës duke fituar”.
Zidane mori drejtimin e “Les Bleus” nga Didier Deschamps, i cili e udhëhoqi Francën drejt titullit të Kupës së Botës në vitin 2018, medaljes së argjendtë në vitin 2022 dhe vendit të katërt në vitin 2026.



