Osmani përkujton Ahmet Krasniqin: E vërteta dhe drejtësia janë detyrim ndaj historisë

20 shtator 2026 | 15:20

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar kolonelin Ahmet Krasniqi në përvjetorin e vrasjes së tij, duke vlerësuar kontributin e tij për Kosovën dhe lirinë.

Osmani ka vlerësuar se Krasniqi ishte një ushtarak që jetën dhe dijen e tij ia kushtoi Kosovës, ndërsa në periudhat më të vështira, sipas saj, nuk u tërhoq para përgjegjësisë historike.

“Koloneli ishte ndër ata burra që, në ditët më të vështira, nuk u tërhoqën para përgjegjësisë historike. Ai punoi për ndërtimin e strukturave ushtarake që do ta mbronin popullin dhe idealin e lirisë”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Ajo ka theksuar se Krasniqi u vra në një periudhë kur, sipas saj, Kosova kishte nevojë më shumë se kurrë për njerëz të përkushtuar ndaj saj.

“Por vrasja nuk e vrau idealin për të cilin ai jetoi. Kosova e lirë dhe shteti i saj janë dëshmia më e fuqishme se sakrifica e tij nuk ishte e kotë”, ka shkruar Osmani.

Osmani ka kërkuar gjithashtu drejtësi për vrasjen e kolonelit Krasniqi, duke theksuar se e vërteta duhet të zbardhet.

“Sot, kujtimi për Ahmet Krasniqin është edhe një thirrje për drejtësi. Një shtet që respekton të rënët e vet nuk pajtohet kurrë me heshtjen për vrasjet e tyre. E vërteta dhe drejtësia janë detyrim ndaj historisë, ndaj familjes së tij dhe ndaj brezave që do të vijnë”, ka shkruar Osmani.

Në fund, ajo ka shprehur nderimin e saj për kolonelin Ahmet Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori 17-vjeçar Erblin Osmani ka zgjedhur Kosovën për të vazhduar…