‘Liri për çlirimtarët’, nxënësit e Skenderajt protestojnë nesër

20 shtator 2026 | 14:17

Skenderaj është qyteti i radhës që do të protestojë kundër aktgjykimit dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Protesta është paralajmëruar nga nxënësit e shkollave të mesme dhe do të mbahet nesër, duke filluar nga ora 12:00, në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj.

Ndërkohë, protesta të ngjashme po zhvillohen çdo ditë në kryeqytet, ndërsa mobilizimit i është bashkuar edhe diaspora shqiptare, përmes protestave në Gjermani, Zvicër, Kanada dhe vende të tjera.

“Kosova po pret – liri për çlirimtarët!”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ditën e sotme të vikendit…