Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, valon flamuri i UÇK-së

20 shtator 2026 | 13:57

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ditën e sotme të vikendit e ka shfrytëzuar për të dalë në mal.

Haradinaj ka publikuar një video në “Facebook”, përmes së cilës ka bërë të ditur se është ngjitur në majën e Rupës.

Në pamje shihet i shoqëruar nga një grup të rinjsh, ndërsa aty valon edhe flamuri i UÇK-së.

Të rinjtë, si dhe vetë Haradinaj, mbanin flamuj me mbishkrimin “Liria ka emër”, si dhe flamuj me fotografitë e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas mobilizimit të shqiptarëve në diasporë dhe protestave në mbështetje…