Studentët protestojnë nesër kundër vendimit të Hagës
20 shtator 2026
| 15:23
Studentët do të protestojnë nesër (e hënë) kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë.
Protesta do të nisë në orën 11:30 nga Qendra e Studentëve, ndërsa në orën 12:00 janë paralajmëruar fjalime në shesh nga organizatat studentore.
Sipas organizatorëve, protestës pritet t’i bashkohet një numër i madh studentësh.



