Antoni Quni ‘pajton’ Lumir Abdixhikun me Kujtim Shalën, publikon fotografi me ta

20 shtator 2026 | 15:27

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka publikuar një fotografi në shoqërinë e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe nënkryetarit të Kuvendit, Kujtim Shalës.

Fotografisë Quni i ka vendosur mbishkrimin: “Lumiri me Shaljan”.

Publikimi i kësaj fotografie vjen në një periudhë kur brenda LDK-së janë shfaqur përplasje lidhur me marrëveshjen e arritur mes LDK-së dhe LV-së për propozimin për Bekim Sejdiun për president të Kosovës.

Kandidatura e Sejdiut ishte kundërshtuar nga gjashtë deputetë të LDK-së, përfshirë edhe Kujtim Shalën. Krahas Shalës, kundër kandidaturës ishin deklaruar edhe Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Janina Ymeri, Armend Zemaj dhe Arben Gashi.

Megjithatë, Bekim Sejdiu u tërhoq nga gara për president, duke deklaruar se, në rrethanat e krijuara, nuk ekzistonte mbështetja e nevojshme parlamentare për zgjedhjen e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Studentët do të protestojnë nesër (e hënë) kundër vendimit të…