Sadiku iu reagon deputetëve të VV-së për dorëheqjet e atyre që votuan Specialen: Të nisim nga ata që kundërshtuan Rambujenë e formimin e shtetit
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka reaguar ndaj kërkesave të disa deputetëve të VV-së për dorëheqjen e atyre që e kanë votuar Gjykatën Speciale.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se duhet nisur më herët, që nga ata që ishin kundër Rambujesë, Pakos së Ahtisaarit, ata që e kundërshtonin formimin e shtetin që e kemi sot, ata që premtuan Bashkim Kombëtar sapo të vinin në pushtet dhe ata që gjuanin policinë me gurë dhe institucionet e shtetit me molotov.
Postimi i tij i plotë:
Disa deputetë të VV-së paskan kërkuar dorëheqjen e atyre që e kanë votuar Gjykatën Speciale.
Në rregull. Atëherë ndoshta është mirë me fillu pak më herët.
Me u dorëheq ata që ishin kundër Rambujesë.
Ata që ishin kundër Pakos së Ahtisaarit.
Ata që e kundërshtonin formimin e shtetin që e kemi sot.
Ata që premtuan Bashkim Kombëtar sapo të vinin në pushtet.
Ata që gjuanin policinë me gurë dhe institucionet e shtetit me molotov.
Nëse po hapim temën e përgjegjësisë politike po fillojmë me themelet.



