Haradinaj: Diaspora po mobilizohet sërish në mbështetje të UÇK-së

20 shtator 2026 | 17:24

Daut Haradinaj ka vlerësuar mobilizimin e diasporës shqiptare dhe protestat në mbështetje të krerëve të UÇK-së të dënuar nga Gjykata Speciale.

Në një postim në Facebook, Haradinaj tha se diaspora ka qenë mbështetje e rëndësishme gjatë luftës dhe vazhdon të mbështesë Kosovën.

“Në ditët më të errëta, kur shpresa kërkonte krahë, ishin pikërisht vëllezërit dhe motrat tona në Diasporë”, shkroi ai.

Haradinaj tha se mërgata po mobilizohet sërish dhe po shpreh mbështetje për Kosovën, lirinë dhe ish-pjesëtarët e UÇK-së.

“Sot, Diaspora shqiptare po zgjohet sërish me të njëjtin zjarr e përkushtim”, deklaroi Haradinaj.

Ai e falënderoi mërgatën për mobilizimin, duke thënë se “Liria Ka Emër” dhe se diaspora po e mbron UÇK-në “me krenari dhe dinjitet”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
eputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka…