Prishtina nuk ndalet as në natën e 5-të: Protesta në sheshin “Skënderbeu”, më e madhja deri më tash

20 shtator 2026 | 21:41

Protesta e radhës po mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku edhe sonte qytetarë të shumtë janë mbledhur në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të Gjykatës Speciale për dënimin e katër ish-krerëve të UÇK-së me gjithsej 81 vjet burgim.

Kjo është nata e pestë radhazi që qytetarë të shumtë marrin pjesë në protestat në Prishtinë, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj vendimit të Gjykatës Speciale.

Në mesin e folësve të protestës sonte është edhe ish-ushtari i UÇK-së, Bekim Shyti, ndërsa pjesë e programit është edhe artisti Ledri Vula.

Protestat kanë vazhduar edhe në qytete të ndryshme të Evropës, si dhe në Vankuver të Kanadasë, ku diaspora ka shprehur kundërshtimin ndaj aktgjykimit të Gjykatës Speciale.

Protesta me moton “Jo në emrin tim”, e organizuar nga platforma “Liria ka emër”, ka bërë bashkë mijëra qytetarë pa dallime politike, të cilët janë bërë pjesë e kësaj proteste si reagim popullor ndaj vendimit të Gjykatës Speciale, i cili nga organizatorët dhe protestuesit po konsiderohet politik.

Protestat në Prishtinë kanë vijuar për të pestën natë me radhë pas aktgjykimit të 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Junikut ka shprehur shqetësim lidhur me incidentin e…