Mijëra qytetarë në shesh, përmbyllet nata e gjashtë e protestës për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin
21 shtator 2026
| 22:46
Është përmbyllur edhe nata e gjashtë e protestës në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Mijëra qytetarë u mblodhën në sheshin “Skënderbeu”, para Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.
Gjykata Speciale i dënoi katër ish-drejtuesit e UÇK-së nën akuzën e ashtuquajtur “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”, ndërsa dënimi i tyre në total kap 81 vite burgim.
Gjatë ditës, në shesh kanë protestuar edhe studentë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Me përmbylljen e protestës së sotme, Prishtina mbylli natën e gjashtë të tubimeve të njëpasnjëshme në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.



