Çitaku sërish i drejtohet VV-së: Koha për veprim është tash, menjëherë, jo për PDK-në, por për UÇK-në

21 shtator 2026 | 22:49

Vlora Çitaku e Partisë Demokratike të Kosovës sërish i është drejtuar partisë Vetëvendosje për mbështetje të Projektligjit për Dhomat e Specializuara.

Kjo pasi Vetëvendosja tha se pret vendimin e Gjykatës Kushtetuese për sfidimin që PDK-ja i ka bërë kushtetuetshmërisë së Kuvendit dhe Qeverisë.

Çitaku tha se koha “nuk është për kalkulime” por për veprim.

Postimi i plotë:

VV,

Kalkulime po bëni ju. Po thoni se nuk do të jepni mendim për ligjin për Gjykatën Speciale dhe për ndihmën financiare pa folur Gjykata Kushtetuese.

Ne po jua heqim këtë kusht.

Çfarë mendoni? Seriozisht.

Nuk ka asnjë kauzë më të madhe e më të rëndësishme se kjo betejë.

Asgjë nuk është e barasvlershme me të.

Kjo nuk është koha për taktizime. Koha është për veprim. Tash. Menjëherë. Jo për PDK-në, por për historinë. Për UÇK-në. Për çlirimtarët.

Pa hezitim. Pa u ndalur.

Deri në fund. Deri në liri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është përmbyllur edhe nata e gjashtë e protestës në mbështetje…