Biblioteka Kombëtare, në Madrid për standarde ndërkombëtare

22 shtator 2026 | 14:45

Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, Blerina Rogova Gaxha dhe zyrtarë të lartë të kësaj biblioteke, gjatë javës së kaluar kanë marrë pjesë në punimet e takimeve të përgjithshme vjetore të Agjencisë Ndërkombëtare të ISBN-së dhe të Agjencisë Ndërkombëtare të ISMN-së mbajtur në Madrid.

Takimet, sipas njoftimit të zyrtarëve të  bibliotekës, mblodhën përfaqësues të institucioneve kombëtare nga vende të ndryshme të botës, ku u diskutuan zhvillimet në administrimin dhe zbatimin e standardeve ndërkombëtare ISBN dhe ISMN, çështje që lidhen me identifikimin dhe regjistrimin e botimeve dhe publikimeve muzikore si dhe përvojat e institucioneve kombëtare në këto fusha.

Biblioteka Kombëtare e Kosovës ishte pjesë e këtyre takimeve, duke kontribuar në bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave me institucionet homologe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” nga java tjetër do…