Java e Bibliotekës në Kosovë, nga 28 shtatori-2 tetori 2026
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” nga java tjetër do të organizojë edicionin XXIII të Javës së Bibliotekës në Kosovë, me titull “‘Rilindja, zëra në kujtesë : trashëgimia e shtypit në kujtesën kulturore”, kushtuar gazetës dhe shtëpisë botuese “Rilindja” dhe vendit që zë trashëgimia e tyre në kujtesën kulturore të Kosovës.
Gjatë javës do të flitet për historinë e shtypit shqip, gjuhën dhe identitetin, letërsinë, muzikën dhe jetën kulturore, rolin e “Rilindjes” në dokumentimin e ngjarjeve dhe zhvillimeve shoqërore si dhe për ruajtjen e kujtesës dokumentare.
Ekspozita, simpoziume, panele diskutimi, referime, punëtori dhe aktivitete të tjera do ta shoqërojnë programin e kësaj jave, duke e vendosur shtypin, fjalën e shkruar dhe kujtesën kulturore në qendër të edicionit të sivjetmë.



