Ftesa e Haxhiut, djali i Kadri Veselit thotë se nuk u kontaktua nga Presidenca
22 shtator 2026
| 22:19
Klestor Veseli, i biri i Kadri Veselit, edhe sonte është pjesëmarrës në protestën mbështetëse për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Veseli është pyetur nga mediat nëse është ftuar nga presidenca për takim, sikurse u raportua në media se Albulena Haxhiu do t’i ftojë familjet e ish-krerëve të UÇK’së pas aktgjykimit dënues nga Gjykata Speciale, shkruan Insajderi.
Ai e ka mohuar shkurtimisht se ka marrë ndonjë ftesë nga presidenca.
“Unë personalisht jo”, ka thënë Klestor Veseli.



