Policia e Maqedonisë së Veriut liron ish-luftëtarin e UÇK-së

23 shtator 2026 | 08:54

Fadil Pushkolli, ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), është liruar nga Policia e Maqedonisë së Veriut.

Për lirimin e tij, ka shkruar vetë Pushkolli në “Facebook”.

Sipas tij, Policia e Maqedonisë së Veriut e ka marrë në pyetje e më pas e ka liruar.

“Pas një interviste dhe marrjes në pyetje, jam liruar nga Policia e Maqedonisë së Veriut. Dua ta falënderoj Policinë e Maqedonisë së Veriut, në veçanti pjesëtarët e policisë shqiptare, për korrektësinë, respektin dhe sjelljen e mirë gjatë gjithë procedurës. UÇK dje, liri sot”, ka shkruar Pushkolli.

Ndryshe, Fadil Pushkolli, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), kishte bërë të ditur një ditë më parë se ishtë arrestuar në pikën kufitare Bllacë–Elez Han, në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Sipas Pushkollit, arrestimi është bërë në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga autoritetet serbe. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova mund të përballet me një situatë të paqartë kushtetuese…