Fatos Xhafolli pret kancelarin gjerman Friedrich Merz
Një takim i veçantë që dëshmon edhe një herë praninë dhe suksesin e sipërmarrësve shqiptarë në Gjermani.
Nënkryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani dhe njëri ndër gastronomët shqiptarë më të suksesshëm, Fatos Xhafolli, priti sot kancelarin federal gjerman Friedrich Merz.
Takimi paraqet një moment domethënës për Xhafollin, i cili ndër vite ka ndërtuar një emër të respektuar në sektorin e gastronomisë dhe në komunitetin e biznesit në Gjermani.
Përmes punës, përkushtimit dhe angazhimit të vazhdueshëm, Xhafolli është bërë një prej shembujve të sipërmarrësve shqiptarë që kanë arritur sukses dhe afirmim në shoqërinë gjermane.
Takimi me kancelarin Merz është një tjetër moment i veçantë në rrugëtimin e tij profesional dhe një rast që vë në pah kontributin e sipërmarrësve me prejardhje shqiptare në Gjermani. 🇩🇪🤝🇽🇰🇦🇱



