Mërgata në Austri proteston të dielën kundër vendimit të Speciales
23 shtator 2026
| 11:40
Edhe në Graz të Austrisë do të organizohet protestë kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas njoftimit të organizatorëve, protesta do të mbahet më 27 shtator, duke filluar nga ora 12:00.
Protestat e qytetarëve shqiptarë kundër vendimit të Speciales po zhvillohen prej 16 shtatorit, kur Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.
Protesta në Graz pritet t’u bashkohet aktiviteteve të ngjashme të organizuara në Kosovë dhe në diasporë.




