LAVDI RINISË!
Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA
Rikthim madhështor i UÇK-së: Heronjtë e luftës dhe të paqes, nga kriminelët juridikë të Gjykatës Speciale Raciste në Hagë u dënuan me dënime të pashembullta duke ua kthyer borxhin Rusisë, Serbisë dhe regjimit aktual në Kosovë që e bënë të pamundurën t’i dërgojnë në Hagë Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin, Nasim Haradinajn, Hysni Gucatin, Pjetër Shalën dhe Salih Mustafën. Barak Obama, në pazarin e madh me Putinin për çështjen e armatimit bërthamor të Iranit e dërgoi nënpresidentin Bajden në Kosovë, i cili Fatmir Sejdiut, në atë kohë president dhe Hashim Thaçit atëbotë kryeministër, në një takim larg syve të opinionit ua la në tavolinë “executive order” për formimin e Gjykatës Speciale raciste. Edhe gjatë largimit nga Kosova, nga shkallët e aeroplanit “Force One” i porositi që: “mos ta harrojnë kërkesën e presidentit Obama”! Pastaj nisi presioni i madh i ambasadave në Prishtinë që thuaja “flinin” në Kuvendin e Kosovës dhe zyrat e politikanëve vendimmarrës. Bashkësia ndërkombëtare e ka bërë tradhtinë e madhe ndaj Kosovës dhe ndaj shqiptarëve duke “premtuar” se vetëm do të hiqen disa dyshime nga lufta e UÇK-së dhe se çështja do të mbyllet njëherë e mirë. Krahu i luftës ishte para një vendimi të rëndë që ishte interes shtetërorë dhe kombëtar, para së gjithash. LDK-ja, edhe ashtu trumbetojke për vrasjen e anëtarëve të saj, për motive politike nga krahu i luftës ndonëse edhe pse ishte në pushtet nuk e zbardhi as edhe një rast të vetëm. LV-ja hipokrite siç ishte dhe është, kinse është kundër Gjykatës Speciale, e kapitalizoi politikisht dhe kombëtarisht duke e luajtur rolin e pjesës politike dhe paramilitare të kësaj Gjykate. Nëse i referohemi akuzave shpifëse dhe fjalorit kriminal të Albin Kurthit, Albulena Haxhiut, bashkë me burrë, Shvarc Donikës, Xhelal dezertuesit, Glauk Konjufcës, Mefail Bajçinovcit, Dimal Bashës – Arsovska, Mimoza Gadafit, Pambuke Nagavcit dhe patriotëve të Shumadisë brenda LV-së e që kanë shumicë absolute atëherë e keni të qartë se kush ishin aleatë në hije apo amici curie të kësaj Gjykate. Për pjesën më të vendosur të krahut të luftës, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Ramush Haradinajn, Daut Haradinajn, Fatmir Limajn, Sami Lushtakun, vëllezërit Demaku dhe luftëtarë të tjerë, Kurthi, Haxhiu, Gërvalla, Peculka nuk kishin fjalë të tjera përveç kriminelë, vrasës, dhunues, plaçkitës etj.
I tregonin Thaçit, kryesisht kryeantikombëtari Kurthi se çfarë kushte janë në Hagë, se atje qenka mirë dhe se Thaçi po e formon GJS për të shpëtuar vet dhe për t’i dërguar shokët atje. Sa të poshtër, papërshkrueshëm të poshtër! Iu bashkua edhe Sali Berisha, kryetregtari me karburante me Sllobodan Millosheviqin gjatë embargos së Kombeve të Bashkuara. Kurthi, Sfeqla, Konjufca, Lenka Haxhiu, Shvarc Donika, Dejona Mihalis me grupin anarkist antikombëtar në Tiranë nuk lanë gjë pa bërë për t’ua bërë jetën sa më të vështirë Heronjve të Luftës dhe Heronjve të Paqes që po mbahen peng në kampin e përqendrimit të “drejtësisë ndërkombëtare” në Hagë.
Dënimi dhe krimi: Kriminelja juridike e komunistit bullgar Ekaterina Trandafilova, mendermethënë kryetare e kësaj Gjykate disa herë pati thënë se Thaçi dhe të tjerët mund të dënohen me burg të përjetshëm, për qejf të Serbisë dhe VV-së. Edhe krimineli juridik Jack Smith. Kriminelja juridike, Kimberli Uest, mendermethënë kryeprokurore kërkoi për secilin të akuzuar 45 vite burg ndonëse e dinte se dënimi më i lartë mund të jetë 25 vjet. Urrejtja e madhe e qiti përtej arsyes si të ishte e afërme e Shvarc Donikës apo Lenka Haxhiut.
E para botërisht tha se ka dorëzuar materiale në Prokurori të Hagës kurse nga kabineti i së dytës ka pasur dëshmitarë të mbrojtur në këtë Gjykatë kriminale.
Për Heronjtë e Luftës dhe Heronjtë e Paqes u shqiptuan 81 vite burg, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vite burg (dënim maksimal), Kadri Veseli 18 vite kurse Rexhep Selimi 13 vite. Serbia u gëzua kurse VV-ja me Kurthin u hidhëruan, jo pse u dënuan por pse nuk u dënuan me nga 45 vite burg. Lumir Abdixhiku, Vjosa Osmani dhe Anton Quni gëzimin e tyre po e festojnë brenda oborrit partiak.
Krimi i Gjykatës Raciste Speciale duke dënuar çlirimtarët përmes kryekriminelit hajdut, Charles Smith III prodhoi efektet e ortekut në Kosovë duke vërë në lëvizje qindramijëra qytetarë kryesisht të rinj në kundërshtim të Gjykatës dhe llaskucëve të tyre në Kosovë. Ky është brezi i pasluftës të cilëve Kurthi me jargavitësit e vet mundohej dhe e manipuloi për do kohë por duket jo më!
PDK-ja e ka humbur busullën dhe baraspeshën politike dhe logjike. Ka dërguar lëndë për shkelje të Kushtetutës nga LV-ja dhe Kurthi ndërsa do të tregtojë me Kurthin, unë i tërheq kërkesat për shkelje të Kushtetutës, ti ma voton ligjin që nuk prodhon asnjë efekt juridik apo praktikë. Tregti e pamoralshme dhe e ndyrë!
LDK-ja do që LV-ja t’ua votojë “Jack Smithin” e LDK-së – Anton Qunin për president dhe këtu mbaron puna! Vetëm Aleanca dhe Ardian Gjini po bëjnë opozitë përnjëmend.
PDK-ja duhet të insistojë në dy çështje për të dënuarit e Hagës: 1. Të ndahen mjetet e domosdoshme për ankimim në Gjykatën e Apelit dhe 2. Të intensifikohet lobimi te shtetet e BE-së dhe SHBA-ja për gjykimin kriminal në Hagë.
Çdo gjë tjetër është humbje kohe.
Në të kundërtën do të hynë në skemat antikombëtare të jugosllavit të thekur dhe të pëlqyerit të Millosheviqit për KM, Veton Surroit.
Takimi me Albulena Haxhiun e familjarëve: Duhet të refuzohet menjëherë sepse kjo farë “presidente” nuk ka lënë të zezë pa thënë për të dënuarit. Ashtu mendon edhe sot.
Protestat dhe protestuesit: Pozita me antikombëtarët dhe anti-UÇK, Albin Kurthi, Albulena Haxhiu dhe Xhelal Sfeqla e shkatërruan shtetin. Opozita me mosveprim kontribuuan në këtë shkatërrim. Protestuesit duhet t’ua japin kartonin e kuq pozitës dhe “opozitës”. Duhet ta vazhdojnë rrugën e tashme duke zgjeruar veprimet. Nëse duan të na i mbyllin të gjitha rrugët e kemi Rrugën e Madhe – bashkimin me Shqipërinë. Mund të ndodhë dhe do të ndodhë!



