Ylli Limani dhe Leonora Jakupi mysafirë në natën e tetë të protestës ‘Jo në emrin tim’
Protesta “Jo në emrin tim” do të vazhdojë sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke shënuar natën e tetë të tubimeve kundër vendimit dënues të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Protesta do të nisë në orën 21:00, ndërsa krahas fjalimeve dhe mesazheve të protestuesve, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të ndjekin edhe performancën e këngëtarit Ylli Limani.
Gjatë mbrëmjes do të mbajë fjalim edhe këngëtarja Leonora Jakupi, si dhe gazetari dhe veterani i luftës çlirimtare, Resul Sinani.
Në program janë paraparë gjithashtu fjalime nga organizatori i protestës, Çlirim Haziri, studentet Aolta Bajrami dhe Alma Ramaj, si dhe aktivisti Arianit Elshani.
Protesta “Jo në emrin tim” është organizuar në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë lidhur me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.




