Udhëheqësi i Zyrës për Rikthimin e Aseteve priti në takim përfaqësueset e Ambasadës Britanike në Prishtinë

23 shtator 2026 | 15:20

Udhëheqësi i Zyrës për Rikthimin e Aseteve, njëkohësisht zëvendës kryeprokuror i Shtetit, z. Bahri Hyseni priti në takim znj. Margaret Belof, udhëheqëse e Ekipit për Sundimin e Ligjit në Ambasadën Britanike në Prishtinë, znj.  Jaz Cranston, këshilltare Rajonale për Krimin e Organizuar (SOC), si dhe znj. Altina Besimi, zyrtare për Zbatimin e Politikave për Sundimin e Ligjit në Ambasadën Britanike në Prishtinë.

Gjatë takimit u diskutua për rreziqet dhe sfidat që burojnë nga krimi i organizuar, të vlerësuara nga perspektiva e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, si dhe për rëndësinë e mekanizmave parandalues dhe të rikuperimit të pasurisë në luftimin e kësaj dukurie.

Vëmendje e veçantë iu kushtua rolit të Zyrës për Rikuperimin e Pasurisë (ARO) dhe kontributit të saj në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe rritjen e efektivitetit të përgjigjes së Kosovës ndaj krimit të organizuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktivitetet e Javës Grassroots po vazhdojnë në qytete të ndryshme…