6 tetori, afati i fundit për zgjedhjen e presidentit

23 shtator 2026 | 15:24

Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se afati 60-ditor për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës ka filluar më 8 gusht 2026 dhe përfundon më 6 tetor 2026.

Ky afat përcaktohet në bazë të nënparagrafit 3 të paragrafit 1 të nenit 82 [Shpërndarja e Kuvendit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të Gjykatës Kushtetuese, afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit ka nisur të rrjedhë më 8 gusht dhe përfundon më 6 tetor 2026.

“TË KONSTATOJË që afati gjashtëdhjetë (60) ditor për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, sipas nënparagrafit 3, paragrafit 1 të nenit 82 [Shpërndarja e Kuvendit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës ka filluar më 8 gusht 2026 dhe përfundon më 6 tetor 2026”, është thënë në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik, Ilir Deda, ka reaguar pas vendimit të sotëm…