Vendimi i Kushtetueses: Deputetët duhet të zgjedhin sa më parë nënkryetarin nga PDK-ja

23 shtator 2026 | 15:30

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur të mërkurën, më 23 shtator, lidhur me kërkesat e bashkuara KO256/26 dhe KO258/26, të parashtruara nga deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, dhe deputetë të tjerë.

Në vendimin e saj, Kushtetuesja ka konstatuar se deputetët duhet që sa më parë të zgjedhin nënkryetarin e Kuvendit nga radhët e grupit të dytë më të madh parlamentar, në pajtim me Kushtetutën.

Kjo pikë i referohet nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

“Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës duhet që sa më parë të zgjedhin Nënkryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e grupit të dytë më të madh parlamentar, në pajtim me paragrafin 3 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, është thënë në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar pas vendimit të…