Haxhiu pranon letrat kredenciale të ambasadorit të Guinesë, diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit

23 shtator 2026 | 15:38

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadorit jorezident të Republikës së Guinesë në Kosovë, Abdoulaye Fofana.

Gjatë takimit, Haxhiu dhe Fofana kanë diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, si dhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Me këtë rast, Haxhiu i ka uruar ambasadorit mirëseardhje dhe mandat të suksesshëm, duke e siguruar për gatishmërinë e saj për bashkëpunim në avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Guinesë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Kushtetuese ka publikuar vendimin lidhur me kërkesat e deputetëve…