Gjini takon ambasadorin Hargreaves, diskutojnë për zhvillimet politike në Kosovë
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka takuar ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar për situatën politike pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, si dhe për zhvillimet kushtetuese e politike në Kosovë.
Gjini ka bërë me dije se gjatë takimit e ka njoftuar ambasadorin britanik se Aleanca mbetet konsistente në mbrojtjen e interesit shtetëror dhe demokracisë.
Ai ka shprehur gjithashtu mirënjohje për rolin dhe angazhimin e ambasadorit Hargreaves, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës.
“E njoftova se Aleanca mban konsistencën e saj në mbrojtje të interesit shtetëror dhe demokracisë. Ambasadorin Hargreaves e falënderova për rolin e tij aktiv dhe mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës”, ka shkruar Gjini në “Facebook”.



