Selmanaj kritikon aktgjykimin e Kushtetueses: Absurditet logjik dhe profesional

23 shtator 2026 | 16:02

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka kritikuar aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me situatën institucionale në vend.

Përmes një postimi në “Facebook”, Selmanaj ka ngritur disa çështje që, sipas tij, paraqesin kundërthënie në interpretimin e afateve kushtetuese për konstituimin e Kuvendit, formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e Presidentit.

Selmanaj ka renditur tri pika që, sipas tij, përbëjnë problemin kryesor në aktgjykim.

“Kuvendi nuk është konstituar në afatin kushtetues; edhe pse Kuvendi ‘është’ konstituuar jashtë afatit kushtetues dhe pa u plotësuar kryesia edhe me nënkryetarin nga partia e dytë – zgjedhja e Qeverisë nuk është kundërkushtetuese. Kurse afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit fillon nga data 6 gusht, edhe pse Kuvendi s’e ka respektuar këtë afat për konstituim dhe për zgjedhjen e Qeverisë…”, ka shkruar Selmanaj.

Sipas tij, një interpretim i tillë krijon kundërthënie në mënyrën se si janë trajtuar afatet kushtetuese.

“Absurditet logjik dhe profesional! Ky aktgjykim është jashtë çdo logjike elementare njerëzore, e lëre më logjikës juridike dhe kushtetuese!”, ka shkruar Selmanaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka takuar ambasadorin e Mbretërisë…