Latif Gashi: Shtabi i Përgjithshëm nuk ka zgjedhur asnjë komandant të UÇK-së, vetëm i ka formalizua

23 shtator 2026 | 22:11

Latif Gashi, ish-komandant i UÇK’së në Zonën e Llapit, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7.

Ai ka thënë se Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së nuk i ka zgjedhur komandantët, por ato janë zgjedhur nga fshatrat deri te zonat.

Gashi tha se në fund të vitit 1998, shtabi i përgjithshëm vetëm i ka formalizuar emërimet që janë bërë më herët nga secila zonë.

“Gjitha emërimet në zonën operative të Llapit, duke filluar nga komandanti i fshatit, që fshati është mobilizu dhe e ka zgjedh një komandant, edhe emërimet në nivele të larta. Ne e kemi ditur kënd e kemi komandantë brigade, dhe ato sektoriale. Ne i kemi bërë ato, shtabi i përgjithshëm kah fundi i 1998 vetëm e ka formalizuar pozitën e komandantit, por nuk e ka zgjedh”.

“Të garantoj me jetë që Rrustem Mustfafën, jo vetëm atë por çdo komadant vetëm e ka formalizuar”, ka thënë ai. /Gazeta Express

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Latif Gashi, ish-komandant i UÇK’së në Zonën e Llapit, ka…