Yll Limani para protestuesve: Ju gëzoftë zemra që keni dalë, të vazhdojmë derisa të kemi drejtësi

23 shtator 2026 | 22:32

Këngëtari i njohur, Yll Limani, iu është drejtuar protestuesve të mbledhur sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në ditën e tetë të protestës kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Limani, nga skena para protestuesve, u bëri thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të dalin në protestë.

“Ju gëzoftë zemra krejtve që keni dalë sonte, edhe duhet me vazhdu me dalë krejt së bashku, deri të kemi drejtësi”, tha Limani.

Ai foli edhe për gjendjen emocionale gjatë këtyre tetë ditëve të protestave.

“Sot është dita e tetë, tetë ditë. Për këto tetë ditë, shumë prej nesh këtu jemi zgju me ndjenjën e njëjtë, me një peshë në gjoks, me një mllef që s’di ku me shku dhe me një pyetje që besoj të gjithëve na rri në kokë: Qysh kemi mbërri deri këtu”, u shpreh këngëtari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behajdin Allaqi, profesor nga Prizreni dhe veprimtar politik, u zhduk…