Mahmuti: Vendimi i 16 shtatorit është faza e parë që mund të krahasohet me periudhën e Millosheviqit kur është suspenduar autonomia

24 shtator 2026 | 19:25

Aktivisti politik Bardhyl Mahmuti ka thënë se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj ish-krerëve të UÇK-së e ka futur Kosovën në një gjendje të jashtëzakonshme.

Në emisionin “Frontal” të T7, ai e krahasoi situatën pas vendimit me periudhën kur, nën sundimin e Slobodan Millosheviqit, u suspendua autonomia e Kosovës.

“Kurrë s’ka qenë gjendja më e jashtëzakonshme sesa 16 shtatori. Vendimi i 16 shtatorit është faza e parë që mund të krahasohet me periudhën e Millosheviqit kur është suspenduar autonomia e Kosovës”, ka thënë ai në T7.

Sipas Mahmutit, aktgjykimi prek themelet e shtetit të Kosovës.

“Vendimi rrënon në mënyrë perfide bazat e shtetit, cënon pavarësinë e shtetit”, ka shtuar ai.

Ai kundërshtoi edhe formulimin që, sipas tij, trupi gjykues përdori për çështjen e pavarësisë së Kosovës. Mahmuti e interpretoi atë si qëndrim mohues.

“Trupi gjykues thuhet se nuk e ka parë të nevojshme që të marrë qëndrim rreth asaj nëse pavarësia në vetvete është kriminale apo e paligjshme. Ky qëndrim është për të mohuar pavarësinë e Kosovës”, shton ai tutje.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Eurodeputeti kroat nga radhët e partisë HDZ, Davor Ivo Stier,…