“Jo në emrin tim” me aksion simbolik para ASHAK-ut
24 shtator 2026
| 19:49
Iniciativa “JO NË EMRIN TIM” ka paralajmëruar një aksion simbolik para objektit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK).
Aksioni do të zhvillohet nesër, e premte, nga ora 10:00, ku organizatorët pritet t’i drejtojnë Akademisë një pyetje publike lidhur me aktgjykimin e fundit të Gjykatës Speciale në Hagë.
Në përfundim të aksionit do të ketë edhe një deklaratë për media.
Aksioni do të mbahet para objektit të ASHAK-ut.



