Nis protesta e natës së 9-të në “Skënderbeu”: “Jo në emrin tim” mblidh qytetarët nën thirrjet për UÇK-në

24 shtator 2026 | 21:01

Protesta e organizuar nën moton “Jo në emrin tim” ka vazhduar edhe sonte, për të nëntën natë radhazi, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke nisur si zakonisht në orën 21:00.

Tubimi vjen si vazhdimësi e mobilizimit qytetar që ka nisur pas aktgjykimit të 16 shtatorit nga Dhomat e Specializuara në Hagë, me të cilin katër ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Një ndër organizatorët kryesorë të protestave, Çlirim Haziri, ka theksuar edhe njëherë vendosmërinë e mbledhjeve të përditshme, duke deklaruar se “UÇK-ja ka nevojë për ne dhe ne do t’i përgjigjemi”. Sipas tij dhe folësve të tjerë të pranishëm në tubime, protestat do të vazhdojnë çdo natë derisa të kërkohet kthimi i të dënuarve dhe rishikimi i vendimit.

Qytetarët, mes tyre edhe të rinj e studentë, vijojnë të mblidhen paqësisht në shesh, duke ngritur zërin kundër asaj që e quajnë vendim i padrejtë dhe të ndikuar politikisht. Organizatorët kanë bërë thirrje të vazhdueshme që tubimet të mbahen pa incidente.

Protestat e natës në “Skënderbeu” priten të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa kulmi i mobilizimit pritet të jetë më 1 tetor, me marshin madhor të paralajmëruar në të njëjtin shesh.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Protestat kundër vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj…