Rinia s’e lëshon dorën e UÇK-së: Studentët mbështesin protestën masive të 1 tetorit në Prishtinë
Përfaqësuesit e platformës qytetare “Liria Ka Emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha kanë bashkëbiseduar me studentë të Fakultetit Filozofik, të cilëve u kanë bërë thirrje t’i bashkohen protestës “JO NË EMRIN TIM”, kundër vendimit dënues ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit nga Gjykata Speciale në Hagë.
Protesta do të mbahet më 1 tetor në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë nga ora 16:00.
Tasholli dhe Hoxha theksuan se historia nuk mund të ndryshohet në emër të popullit të Kosovës dhe as nuk mund të vihet në pikëpyetje vërtetësia e luftës së UÇK-së për liri.
“E ka kapë në dorë UÇK-në rinia, s’mundeni me ia hekë kurrë prej dore”, tha Tasholli.
Ndërsa, studentët u shprehën se do të marrin pjesë masivisht në protestën e 1 tetorit, sepse liria nuk mund t’i cenohet askujt.



