Kosova mund Irlandën, Muriqi vendos me gol të bukur me kokë

24 shtator 2026 | 22:39

Kombëtarja e Kosovës arriti fitoren e parë në këtë edicion të Ligës së Kombeve, duke e mposhtur Republikën e Irlandës në ndeshjen e zhvilluar sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Dardanët” e dominuan plotësisht përballjen ndaj mysafirëve, por gjetën vështirësi për ta zhbllokuar rezultatin deri në pjesën e fundit të ndeshjes. Epërsia erdhi në minutën e 83-të, kur Vedat Muriqi shënoi një gol të bukur me kokë, pas një topi të kthyer nga goditja e Ermal Krasniqit.

Sulmuesi prizrenas ia dedikoi golin e tij krerëve të UÇK-së, duke ngritur fanellën me mbishkrimin “Liri për çlirimtarët”.

Me këtë rezultat, Kosova mori tri pikët e plota në ndeshjen e parë të grupit 3 në Ligën B, duke i dhënë kështu një start ideal kampanjës nën drejtimin e Franco Fodas. “Dardanët” vazhdojnë tani me ndeshjet në udhëtim ndaj Austrisë më 29 shtator dhe Izraelit më 1 tetor, para se të kthehen sërish në Prishtinë më 4 tetor për të pritur Austrinë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Protestuesit kthejnë reflektorët nga objekti i Qeverisë: Votojeni ligjin për…