Muriqi “heroi i natës”, golin ia dedikon ish-krerëve të UÇK-së

24 shtator 2026 | 22:44

Kosova arriti fitoren ndaj Irlandës në stadiumin “Fadil Vokrri”, në një mbrëmje kur ndeshja u shoqërua me mesazhe për ish-krerët e UÇK-së.

Vedat Muriqi shënoi nga afërsia në minutat e fundit, duke e kaluar kombëtaren në epërsi. “Dardanët” e ruajtën më pas rezultatin deri në përfundim të takimit, duke siguruar kështu tri pikët e para në këtë edicion të Ligës së Kombeve.

Pas golit, sulmuesi mbajti në duar një fanellë ku shkruhej “Drejtësi për çlirimtarët”. Dedikimi i tij iu referohej Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Një mesazh i ngjashëm ishte shfaqur më herët edhe në tribuna, ku tifozët “Dardanë” kishin shpalosur një baner në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kombëtarja e Kosovës arriti fitoren e parë në këtë edicion…