Haradinaj, krenar për solidarizimin e lojatarëve të Kosovës me çlirimtarët: Kjo është Kosova jonë

25 shtator 2026 | 08:55

Solidarizimi i lojtarëve të Kosovës me ish-krerë e UÇK-së pas shënimit të golit kundër Irlandës ka nxitur edhe reagimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai është shprehur krenar me këtë veprim të Vedat Muriqit dhe Milot Rashicës.

Në profilin e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se ky është shpirti luftarak i dardanëve.

“Kjo është Kosova jonë! Ky është shpirti luftarak i dardanëve që nuk dorëzohen kurrë, që besojnë deri në fund dhe luftojnë për çdo fitore. Krenar me ju!”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kosova e ka nisur me fitore edicionin e ri të…