Donna Dafi ndez skenën me “Good Morning”, kënga e re publikohet më 2 tetor

25 shtator 2026 | 09:21

Artistja Donna Dafi po vjen fuqishëm me projektin e saj më të ri muzikor, “Good Morning”, i cili do të publikohet më 2 tetor.

Përmes një videoje promovuese të publikuar në Instagram, këngëtarja ka zbuluar fragmentet e para të projektit, duke paralajmëruar një këngë plot ritëm, energji dhe vetëbesim.

Në pamjet e videos, Donna shfaqet me një veshje të kuqe të guximshme, në një ambient zyre dhe e rrethuar nga një grup vajzash.

Atmosfera formale thyhet brenda pak çastesh dhe shndërrohet në një skenë me vallëzim dhe energji femërore.

“Made my way through the flames and I came out golden”, ka shkruar Donna krahas videos promovuese – një mesazh që në shqip do të thotë: “E çava rrugën time përmes flakëve dhe dola e artë.”
Edhe vargjet e këngës përcjellin forcë, ringritje pas vështirësive dhe triumf personal, duke e paraqitur “Good Morning” si një projekt energjik dhe motivues.

Koncepti vizual, ritmi dhe paraqitja e artistes paralajmërojnë një tjetër realizim me pretendime ndërkombëtare.

Me këtë projekt, ka forcuar praninë në skenën ndërkombëtare të muzikës pop.

“Good Morning” publikohet më 2 tetor.

Videon promovuese mund ta shikoni në profilin zyrtar të Donna Dafit në Instagram.

https://www.instagram.com/reel/DdrPsRMshAz/?stkn=cHJidHBncWx6YXBp

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Arabia Saudite ka rritur gatishmërinë e saj ushtarake pas sulmeve…