Hamza fton qytetarët në protestën e 1 tetorit në Prishtinë

25 shtator 2026 | 12:58

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka ftuar qytetarët që më 1 tetor t’i bashkohen protestës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Përmes një deklarate, Hamza ka bërë me dije se protesta do të nisë në orën 16:00 dhe se në të pritet të marrin pjesë studentë, veteranë dhe qytetarë.

“Ju ftoj që më 1 tetor, në orën 16:00, në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, të bashkohemi me studentët, veteranët dhe qytetarët e vendit tonë për të ngritur zërin kundër padrejtësisë në Hagë”, ka deklaruar Hamza.

Ai ka bërë thirrje për bashkim në mbrojtje të asaj që e cilëson si të drejtë dhe dinjitet.

“Të gjithë bashkë, më 1 tetor! Të gjithë bashkë kundër padrejtësisë!”, ka përfunduar Hamza.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, ka…