Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së do të zgjidhet të hënën
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, ka bërë me dije se nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së do të propozohet dhe zgjidhet të hënën.
Tahiri ka thënë se kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, dhe kjo parti do të ndërmarrin veprimet e nevojshme në frymën e unifikimit, në mënyrë që projektligji i propozuar të marrë mbështetjen e nevojshme në Kuvend.
“Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës do të zgjidhet të hënën, do të propozohet dhe do të zgjedhet të hënën. Zotëri Hamza dhe Partia Demokratike e Kosovës do t’i bëjë të gjitha veprimet e saja në frymën e unifikimit, në mënyrë që projektligji ta gjejë mbështetjen e nevojshme në Kuvendin e Republikës së Kosovës, dhe t’i themi jo kësaj padrejtësie historike që është bërë”, ka thënë ai.



