Projektligji për Specialen, Besnik Tahiri: Ai tashmë është në qeveri dhe e ka mbështetjen tonë
25 shtator 2026
| 13:02
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka konfirmuar se nisma ligjore e PDK-së për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara tashmë është në qeveri.
Ai, ndër të tjera, ka theksuar se Aleanca e mbështet PDK-në në këtë nismë.
“Aleanca në këtë takim e ritheksoi atë që e ka thënë para tre ditëve, nevojën që Kuvendi i Kosovës të ketë një deklarim politik, deklarata për rezolutë që do të dënonte, dhe në të njëjtën kohë do të kërkonte drejtësi për katër çlirimtarët tanë në Hagë. Këtë kërkesë e theksova në takimin e kryesisë, por në të njëjtën kohë edhe i dhashë mbështetje grupit parlamentar të PDK-së për nismën e tyre që tashmë është në Qeveri”, ka thënë ai.



