Nis me vonesë seanca e Kuvendit, pritet votimi i deklaratës për vendimin e Hagës
28 shtator 2026
| 12:44
Ka nisur me vonesë seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, e cila ishte paraparë të fillonte në orën 11:00.
Në këtë seancë, deputetët do të shqyrtojnë disa pika, përfshirë miratimin e procesverbaleve nga seancat e mëparshme, betimin e deputetëve dhe miratimin e deklaratës lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës të 16 shtatorit.
Në rendin e ditës është edhe zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës.



