Hamza: Teksti është harmonizuar, pres përkrahje të deputetëve për deklaratën kundër aktgjykimit të Speciales
28 shtator 2026
| 12:29
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është deklaruar pas takimit të sotëm lidhur me deklaratën e përbashkët për aktgjykimin e Hagës.
Ai ka thënë se teksti është harmonizuar, ndërsa ka theksuar se pret mbështetjen e deputetëve për deklaratën.
“E kemi tekstin e harmonizuar dhe pres përkrahje të deputetëve të Kuvendit për këtë deklaratë”, ka thënë Hamza.



