Tahiri: Deklarata e përbashkët lidhur me aktgjykimin për liderët e UÇK-së në përfundim e sipër
Shefi i grupit parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka thënë se është duke u hartuar deklarata e përbashkët lidhur me aktgjykimin dënues të Gjykatës Speciale ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Tahiri ka bërë tme dije se sot përfaqësuesit e partive politike janë mbledhur në Kuvend për të diskutuar për tekstin e kësaj deklarate.
“Diskutuam draftin, preambulën, pikat kryesore. Deklarata është në përfundim e sipër dhe shpresoj që vjen në Kuvend”, ka thënë ai.
Tahiri ka thënë se në takim “s’pati kundërshtime. Pati debat. Pati qëndrime për tema, për pika”.
“Për shembull, dikush është ithtar i një shkrimi të gjatë, dikush i një shkrimi të shkurtër”, ka thënë ai.
“Kjo deklaratë, sado që dikujt mund t’i duket si një deklaratë politike pa efekte juridike, deklarata e sotme është mesazh i rëndësishëm, për të mos thënë…”, ka thënë Tahiri.



