Musliu-Shoshi para seancës së Kuvendit: Uniteti ynë sot e mbron Kosovën

28 shtator 2026 | 11:50

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se institucionet e Kosovës nuk po e trajtojnë në mënyrë serioze çështjen e dënimit të krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.

Ajo ka kërkuar unitet të spektrit politik në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Musliu-Shoshi ka shkruar në “Facebook” se uniteti i deputetëve sot e mbron Kosovën.

“Fakti që Kuvendi mblidhet 12 ditë pas vendimit të Gjykatës Speciale për të miratuar një deklaratë (e cila nuk ka asnjë fuqi ligjore), tregon se shteti ynë nuk po e trajton seriozisht këtë çështje! MOS HARRONI: Pas kësaj beteje, do të gjykohet PAVARËSIA jonë nga të njëjtët akterë. Uniteti ynë sot e mbron Kosovën!”, ka shkruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Fjalimi i plotë i mbajtur në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup…