Kadrijaj: Në Aleancë jemi të gatshëm edhe për zhbërjen e Gjykatës Speciale

28 shtator 2026 | 11:43

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka thënë se ajo dhe bashkëpartiakët e saj në Kuvend do ta votonin edhe zhbërjen e Gjykatës Speciale.

Kadrijaj ka kërkuar që nisma e PDK-së për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara “të sillet shpejt në Kuvend”.

“Çdo padrejtësi që i bëhet luftës, çdo padrejtësi që bëhet në emër të UÇK-së dhe luftës së shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të protestoj”, ka thënë ajo.

“Jam edhe për zhbërjen. Aleanca po ashtu, kur ka qenë një nismë për zhbërjen e Gjykatës Speciale, të gjithë kemi qenë të gatshëm të votojmë. Kemi votuar kundër, kemi qenë të gatshëm për zhbërje dhe nesër, nëse sillet një nismë për zhbërjen e kësaj gjykate, ne jemi për”, ka thënë Kadrijaj.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë do të jetë sonte sërish vendtakimi…