Prishtina proteston edhe sonte për çlirimtarët
28 shtator 2026
| 11:39
Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë do të jetë sonte sërish vendtakimi i protestuesve, për natën e 13-të të protestës kundër vendimit dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Organizatori i protestës, Çlirim Haziri, ka bërë me dije se protesta do të nisë në orën 21:00.
“Për UÇK-në, nuk lodhemi. Për të vërtetën tonë, nuk heshtim. Do të jemi këtu, natë pas nate, derisa zëri ynë të dëgjohet. DITA 13. Sonte, ora 21:00. Sheshi ‘Skënderbeu’”, ka shkruar ai në “Facebook”.




